Maqedoni
Zbulohen 20 migrantë ilegalë
17.08.2014 15:17
Gjatë javës së kaluar policia në 3 raste të ndryshme ka arritur të zbulon 20 migrantë...

Gjatë javës së kaluar policia në 3 raste të ndryshme ka arritur të zbulon 20 migrantë, prej të cilëve 15 janë nga Siria, dy nga Nigeria , dy nga Irani dhe një nga Palestina.
Migrantët janë drejtuar drejt Maqedonisë me qëllimin për të vazhduar në ndonjë nga shtetet perëndimore.
Policia ka paraqitur padi penale ndaj tre personave të cilët kanë kontrabanduar migrantët.
“Në rastin e parë janë raportuar 2 persona në moshën 16 dhe 22 vjeç të kapur me 13 gusht afër Negotinës , ku policia ka vërejtur 3 vetura të cilat ka tentuar që ti ndalojë . 2 prej tyre me shpejtësi të madhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. njëra prej tyre drejtohej nga një 16 vjecar nga Shkupi. Në atë veturë janë gjetur 4 migrantë ilegalë. Në rastin e dytë është kapur një 20 vjecar I cili ka shpjeguar se bëhet fjalë për marreveshje prej 500 eurove me një shtetas të Greqisë , për ti bartur emigrantët në vendkalimin kufitar me Serbinë. Edhe në rastin e së Premtes në autostradën Gjevgjeli - Shkup eshtë kapur një makinë me 11 migrantë brenda“, thonë nga MPB .
Migrantët janë të vendosur qendrën privatë ne Gazi Babë ku do tju nënshtrohen kontrolleve shëndetësore.
Ndaj dy të dyshuarve në rastin e parë për kontrabandim me emigrantët u është shqiptuar 30 ditë paraburgim.
Policia vazhdon hetimin për zbadhjen e tërësishme të rasteve .
ZEJXHANE OSMANI
