Botë

Francë, vdes vozitësi në rrugën e bllokuar nga protestuesit

22.12.2018 19:02

Autoritetet lokale franceze kanë thënë se një vozitës ka vdekur në pjesën jugore të Francës....

Autoritetet lokale franceze kanë thënë se një vozitës ka vdekur në pjesën jugore të Francës, pasi vetura e tij u aksidentua me një kamion në një rrethrrotullim që ishte bllokuar nga protestuesit me jelekë të verdhë, të cilët i kanë nisur protestat para disa javësh.
 
Vozitësi i veturës ishte vetëm 36-vjeçar dhe vdiq në aksidentin që ndodhi afër qytetit Perpignan, sipas burimeve të policisë. Ky rast e ka ngritur në dhjetë numrin e vdekjeve që lidhen me protestat anti-qeveritare prej nisjes së tyre para disa javësh.
 
Protestat po vazhdojnë edhe këtë të shtunë, ndërsa protestuesit po e vazhdojnë traditën e bllokimit të rrethrrotullimeve. Presioni i tyre e ka detyruar presidentin francez që të kursehet nga politikat jopopuliste dhe të ndërmarrë masa për ta zbutur zemërimin e protestuesve.