Maqedoni

Kryesia qendrore e BDI- së, Rexhepi sekretar gjeneral, Grubi organizativ

22.12.2018 19:59

Në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të Bashkimit demokratik për Integrim....

Në mbledhjen e sotme të kryesisë qendrore të Bashkimit demokratik për Integrim u bisedua për situatën aktuale politike respektivisht për ndryshimet kushtetuese. Në këtë mbledhje gjithashtu u emëruan edhe sekretarët e kësaj partie. Atilla Rexhepi u zgjodh sekretar i përgjithshëm, në postin që deri më tani ishte i zbrazët, që nda vdekja e papritur e ish sekretarit Abdylaqim Ademi, ndërsa sekretar organizativ, është zgjedhur Artan Grubi, deklaroi zëdhënësi Bujar Osmani.
 
I pyetur nëse me këto ndryshime kushtetuese janë plotësuar kërkesat e shqiptarëve, Osmani tha se se është i kënaqur me ndryshimet kushtetuese dhe rrjedhën e deri tanishme të procesit, ndërsa ka theksuar edhe një herë rëndësinë e futjes së vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në.
 
Pas mbledhjes së kryesisë së BDI-së, është realizuar edhe mbledhja e dytë, ajo e këshillit të përgjithshëm, ku sipas Osmanit, është diskutuar mbi punën njëvjeçare të partisë dhe punët që e presin BDI-në në vitin e ardhshëm.