Botë
Beograd me flamuj të LGBT’SË në protestën kundër Vuçiqit
23.12.2018 12:43
Mbrëmë u mbajtë protesta e radhës nga opozita serbe kundër presidentit Aleksander Vuçiq....

Në protestë u raportua se të pranishëm ishin mbi 35.000 persona. Nga kjo ngjarje e mbrëmshme mund të ju ketë ikur një detaj. Disa protestues në dorë mbanin flamurët e komunitetit ‘LGBT’, raporton B92.
“Nëse jo të gjithë janë të lirë, askush nuk është i lirë” ishte parulla e protestuesve me flamurë të LGBT. Kjo ishte protesta e tretë kundër Aleksander Vuçiq. Pritet të ketë ende protesta, me qëllimin që ta shkarkojnë presidentin serb.
