Botë
Cunami-vullkan në Indonezi, rritet në 222 numri i të vdekurve
23.12.2018 13:03
Dallga gjigante e cunamit të nxitur prej shpërthimit vullkanik ka shkaktuar të paktën 222 viktima....

Dallga gjigante e cunamit të nxitur prej shpërthimit vullkanik ka shkaktuar të paktën 222 viktima, një rritje e ndjeshme kjo e shifrave prej 168 të vdekurish që u plasuan paraprakisht.
Qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar nga dallgët e mëdha që u përplasën pa asnjë paralajmërim mbi plazhet përreth ngushticës “Sunda” të Indonezisë. Zyrtarët indonezianë shprehin drojën se numri I viktimave mund të rritet edhe më shumë.
Qindra ndërtesa u shkatërruan nga dallgët, që goditën brigjet jugore të Sumatrës dhe ato perëndimore të Javës, rreth orës 21:30 të darkës së të shtunës, pas shpërthimit të vullkanit “Anak Krakatoa”. Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë të gërmojnë nën rrënoja për të mbijetuar, ndërsa aktualisht, 222 janë konfirmuar të vdekur, 843 persona të tjerë rezultojnë të plagosur dhe 28 janë ende të zhdukur.
