Maqedoni
Incidenti në Çair, tre persona nën hetim, një në arrati
23.12.2018 13:34
Prokuroria Publike Themelore Shkup, ka filluar procedurën hetimore kundër tre personave...

Prokuroria Publike Themelore Shkup, ka filluar procedurën hetimore kundër tre personave lidhur me të shtënat që ndodhën dy ditë më parë në Çair gjatë të cilave u plagos drejtori ekonomik në Klinikën e Gjinekologjisë, Valon Bela. Një person është në arrati.
Për ta ekziston dyshimi se ata kanë kryer vepër penale – dhunë sipas Kodit Penal. “Të dyshuarit iu afruan personit të dëmtuar dhe e sulmuan duke e goditur me grushte në fytyrë dhe në trup. Një person i panjohur mashkull, i cili ka qenë së bashku me ata, nxori armë zjarri dhe gjuajti dy plumba, duke e goditur të dëmtuarin në pjesën e gjurit të djathtë dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore”, sqarojnë nga prokuroria.
Për të dyshuarit, prokurori publik competent kërkon përcaktimin e masave të sigurisë, ndalimin e largimit nga vendbanimi, detyrimin për t’u paraqitur tek personi i caktuar zyrtar ose organi kompetent, sekuestrimin e përkohshëm të pasaportave si dhe ndalimin për t’iu afruar të dëmtuarit.
