Maqedoni

Ahmeti – Ceka: Integrimi euroatlantik është alternativa e vetme

23.12.2018 14:02

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur në selinë e partisë në Tetovë Kryetarin e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan të shtetit të Teksasit, SHBA, Bruno Ceka.
Ahmeti dhe Ceka këmbyen mendime rreth situatës në vend dhe rajon, Marrëveshjen e Prespës, sundimin e së drejtës.
 
Ahmeti shprehu mirënjohjen e tij të thellë për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontributi i këtij komuniteti për luftërat çlirimtare kombëtare është i jashtëzakonshëm, por njëkohësisht ky komunitet paraqet urën tonë me aleatin tonë më të fuqishëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Bashkëbiseduesit u dakorduan që integrimi EuroAtlantik është alternativa e vetme për vendin tonë dhe rajonin. Gjithashtu, Ahmeti dhe Ceka diskutuan edhe rreth finalizimit të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.