Maqedoni

Kumanovë përkujtohet veprimtari i “LPRK”, Shahin Ajdini

23.12.2018 14:57

Në organizim të Shoqërisë “Lëvizja”, në Kumanovë u përkujtua veprimtari i “LPRK”, Shahin Ajdini....

Për të përkujtuar skarificën dhe veprat madhore të tij, kishin ardhur shumë bashkëveprimtar e familjar nga gjitha trojet shqiptare. Shahin Ajdini, njihet për kontribun e madh që dha atë kohë për gazetën ilegale “Zëri i Kosovës”.
 
“Shahin Ajdini, dinte t’i organizonte mire dhe drejtë puntorët dhe veprimtarët, andaj atë e kërkonte koha dhe interesi i përgjithshëm shqiptar. Duke e parë angazhimin dhe vendosshmërinë e Shahinit për një kohë në banesën e tij ishte venndosur redaksia e gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”, për rrethanat e asaj periudhe ky ishte një guxim jashtzakonisht i madh, sepse këtë mund ta bënte vetëm një atdhetar i vendosur që rrjedh nga një familje e pastër patriotike”, tha mes tjerash Ulusi Beqiri nga “Shoqëria Lëvizja”.
 
“Zijaja dhe Shahini kishin marrë përsipër barren e rëndë për ta ringjall lëvizjen sepse kishte marr gotditje të rënë nga “UDB” Jugosllave, por që u penguin nga shpirti i atdhetarëve sic ishte Shaini, Zijaja, Kadriu, Jusufi, Bardhoshi e sa e sa të tjerë që e mbrojtën me shpirtin e tyre, me djersën e tyre atë që ishte premtimi i së ardhmes”, u shpreh, Hydajet Hiseni bashkëveprimtar.
 
“Shahin Ajdini, ishte një shembull, se shqiptarët kudo që jetojnë Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Diasporë, luftuan deri në vdekje për realizimin e cështjes kombtare shqiptare”, tha mes tjerash Ramadan Ajdini, vëllai i veprimtarit Shahin Ajdini.
 
Në këtë akademi përkujtimore, para të pranishmëve u shfaq edhe një film dokumantar me titull “Një jetë për bashkim kombëtar”, i autorit Ismet Rashiti, kushtuar jetës dhe veprës së Shahin Ajdini si veprimtar i shquar i “LPRK”.
 
FATLUM AQIFI