Ekonomi

Autostrada Shkup-Bllacë, Osmani: Në janar tenderi për 1.9 km e parë

23.12.2018 15:49

Vitin e ardhshëm pritet fillimi i punimeve ndërtimore në autostradën Shkup- Bllacë.....

Zv/kryeministri Bujar Osmani , thotë  se deri në fund të janarit , duhet të shpallet tenderi për fillimin e realizimit të 1.9 kilometrave të  parë të autostradës.  Kjo pjesë do të financohet me mjete buxhetore . Pjesa tjetër pritet të ndërtohet  me kredi nga Banka Europiane për Zhvillim. Qeveria ka aplikuar edhe për  një grant prej 27 milion eurove nga Fondi Europian për Ballkanin Perendimor, për të përmbyllur  konstrukcionin finansiar që pritet të jetë rreth 110 milion euro.
 
“Është një kompani amerikane cila po bënë projektimin. Presim që në fillim të muajit janar, ata të na e dorëzojnë projektin gjeneral për 1.9 kilometra të para dhe Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve do të fillojë përgatitjen e tenderit deri në fund të muajit janar dhe të shpallet tenderi për 1.9. kilometrat e para. Ndërkohë do të përfundojnë analizat e ambientit për 10 kilometrat e tjera dhe do  të rrumbullakësohet konstrukcioni financiar”, tha Bujar Osmani.
 
Masat mbrojtëse të BE-së për çelikun, 100 mln euro dëm në ekonominë e Maqedonisë
 
Osmani i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve rreth masave të përkohëshme mbrojtëse, për importin e produkteve të çelikut dhe aluminit në vendet e BE-së . Sipas tij  nga këto masa, dëmi pritet të arrijë në rreth 100 milion euro.
 
“Kjo masë  dëmton industrinë tonë të çelikut,  e cila kontribuon dukshëm në bruto prodhimin vendor. Kemi ndërmar gjitha masat parandaluese preventive për të mos ardhur deri këtu, por si duket kjo është një luftë globale e BE-së për të mbrojtur interesat e veta”, tha Osmani.
 
Masat e përkohshme mbrojtëse dhe procedurat anti-dumping që prekën disa vende, përfshirë edhe Maqedoninë, padyshim që kanë  pasoja negative për ekonominë e vendit. Maqedonia tashmë disa herë është përpjekur të arsyetohet se padrejtësisht është bërë pjesë e kësaj liste, por masat ende mbeten në fuqi.
 
REXHEP QAMILI