Maqedoni

Ligji për amnisti, Osmani: I domosdoshëm për momentin; Naçev: Dëmtohet sundimi i ligjit

23.12.2018 16:50

ZV kryeministri Bujar Osmani e cilëson miratimin e ligjit për amnisti për pjesëmarrësitë indirekt në ngjarjet e 27 prillit....

ZV kryeministri Bujar Osmani e cilëson miratimin e ligjit për amnisti për pjesëmarrësitë indirekt në ngjarjet e 27 prillit, si të  domosdoshëm për momentin, pasi sipas tij, ndodhitë e 27 prillit kanë vështërsuar kohabitacionin, komunikimin dhe jetën normale parlamentare.
 
“Është vlerësuar se është koha e pajtimit dhe duke u bazuar në ekperiencat më të mira botërore për situata të tilla për të krijuar një hapësirë të tillë komunikimi por në asnjë mënyrë pa e promovuar parimin e padenueshmërisë ndaj veprave të bëra", tha Bujar Osmani.
 
Por për Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci, sjellja e ligjit ishte hap i gabuar i qeverisë. Ky vendim  dëmton sundimin e ligjit, thotë Nacev në intervistën për radion Europa e Lire. 
 
"Miratimin e këtij ligji, e shohim ekskluzivisht në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës. Mendoj se nuk  duhet të merret parasysh asnjë natyrë tjetër e Ligjit, sepse dihet saktësisht se përse bëhet ky ligj. Nëse vendoset nën flamurin e pajtimit, unë mendoj  se drejtimi në të cilin po shkon Qeveria, është i gabuar, me këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë dëmtohet sundimi I ligjit", tha Zoran Naçev.
 
Nacev përkujto se sundimi I ligjit që është një nga kriteret kyçe që shtetet anëtare të BE-së i dhanë Republikës së Maqedonisë në Këshillin e qershorit. 
 
REJHANE METAJ