Maqedoni

Përorimi i mjeteve piroteknike, MPB: Gjoba prej 200-500 euro për keqpërdoruesit

23.12.2018 18:20

Festat e fundvitit i rimbushin tezgat me mjete piroteknike....

Të shtënat e fishekzjarreve vazhdimisht dëgjohen në rrugët e qytetit, shumë prej tyre janë fëmijë, të cilët nuk janë të kujdesshëm në lidhje me rreziqet e këtyre mjeteve. Qytetarët thonë se mjetet piroteknike janë shumë të rezikshme dhe se gjobat që MPB i ka pregaditur për qytetarët prej 200 deri 500  euro nuk matet me dëmtimin dhë shëndetin e njeriut.
 
"Po,më pengojnë. Gjobat nuk më duken aq të mëdha sa do të bëjë në dëm të vetë përsonit. Nuk mund të matet dëmtimi i organizmit të trupit me gjoba, dhe kjo gjë duhet të ndalohet"...
 
"Po shumë më pengojnë. Ligjet janë shumë të mira  por ama nuk i rrespektojnë", thanë qytetarët.
 
MPB edhe këtë vit ka ndërmarrë e inciativë për shkelësit dhe ato që prishin rendin public. MPB I bën thirje qytetarëve që të respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë nëse zbulojnë personat që shesin mjete piroteknike ti raportojnë ato tek punonjësit e policisë personalisht ose përmes numrit falas 192. Ministria e Brendshme përveç gjobave ndërmerr masa më radikale, dënim prej pesë deri në tetë vjet burg.
 
"Përdorimi i pa autorizuar i mjeteve piroteknike si fishekzjarre, ndezje të raketave dhe  piroteknikave të tjera që shkelin rendin publik , qetësinë,  dhe sigurinë e qytetarëve dënohet me gjobë në shumë prej 200 deri 500 euro. Nëse lënda e krimit është një sasi e madhe e armëve të zjarrit, municione , materialeve shpërthyese apo armë zjarri, municione apo eksplozivë që janë të ndaluara për qytetarët, kryerësi dënohet me burgim më së paku prej pesë vite. Nëse krimi kryhet nga një grup, bandë ose shoqatë tjetër kriminale, kryerësi dënohet me burgim me tetë vjet", njofton Ministria e Brendshme", thuhet në kumtatën e MPB.
 
Sipas MBP-së, qëllimi është për të rritur ndërgjegjësimin dhe seriozitetin e këtij problemi dhe për të parandaluar ndonjë dëmtim të padëshiruar nga fishekzjarret.
 
SEDAT SELIMI