Maqedoni

Aksidenti në Serbi, vdes një nga të lënduarat, arrin në 4 numri i viktimave

23.12.2018 18:40

Është rritur në 4 numri I viktimave nga aksidenti I rëndë I më 16 dhjetorit në Leskovac të Serbisë. 10 të lënduar të tjerë ende mbeten në spitalet serbe për shërim të mëtejshëm....

Një femër me inicialet S.T, ndërroi jetë nga lëndimet e marra teksa gjendej në n përkujdesje intensive, në spitalin e Nishit. Në vendin e aksidentit humbën jetën tre persona, 32 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. 
 
14 nga të lënduarit u shtruan në spitalet aty pranë, pjesa tjetër pas dhënies së ndihmë së parë u rikthyen në vendlindje apo vazhduan udhëtimin drejt Vjenës. Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor, e një orë e gjysëm pas mesnate, u aksidentua në rrugën e mbuluar nga rreshje intensive të borës. Mes të lënduarve është edhe shoferi, I cili është nën hetime pasi dyshohet se po I jepte autobuzit me shpejtësi mbi normalen për kushte të vështira të motit.