Sportet e Tjera
Meucci fitues i maratonës në evropianin e Cyrihut
17.08.2014 15:30
Italiani Daniele Meucci është fituesi I disiplinës më të mundimshme në kampionatin evropian në atletikë, që sonte do të mbyllet në Cyrih të Zvicrës...

Ngjashëm si edhe në maratonën e femrave, edhe te meshkujt ishte një atlet I cili u dallua nga të gjithë dhe nuk lejoj të arrihet deri në fund, për tu kurorëzuar me medaljen e artë.
Ai ishte Daniele Meucci nga Italia, I cili 42 kilometrat e mundimshme, nëpër rrugët e Cyrihut, I kaloi me kohë prej 2 orë, 11 minuta e 8 sekonda, që ishte për 52 sekonda kohë më e mirë se e atletit polak, me prejardhje nga Kenija, Jared Shegumo, I cili fitoi medaljen e argjentë.
E bronzta shkoi në Rusi, për Aleksej Raunkovin, I cili ngeci për 1 minutë e 7 sekonda ndaj fituesit.
Pothuajse të gjithë garuesit arritën të përfundojnë disiplinën më të mundimshme të kampionatit evropian, ndërsa për Meuccin, është ky kompletim I koleksionit nga evropianet, pas argjentit të fituar në Helsinki dhe bronzit në Barcelonë, por atëherë, në disiplinën më të shkurtë prej 10.000 metra.
MUSTAFA ADEMI
