Botë
Protestat në Paris, arrestohet kreu i “Jelekëve të Verdhë”
23.12.2018 19:16
Tri ditë përpara kriishtlindjeve, “Jelek Verdhët” francezë, dolën sërish në rrugë për të protestuar për të gjashtën fundjavë radhazi, duke shënjestruar tashmë pikat kufitare....

Numri i demonstruesve ka shënuar rënie, që prej shifrës rekord prej 282 mijë njerëzish në protestën e së shtunës së parë, kundër rritjes së planifikuar të çmimit të karburanteve. Rreth 38 mijë e 600 francezë morën pjesë në protestat e kësaj të shtune në Francë.Një aksident fatal rrugor e çoi numrin e viktimave në 10, që prej nisjes së kësaj lëvizjeje antiMacron muajin e kaluar.
220 persona u prangosën në mbarë vendin, 81 prej të cilëve vijojnë të mbeten në qelitë e paraburgimit. Pavarësisht numrit më të pakët, me të rënë muzgu në sheshin e famshëm “Champs Elysees” shpërtheu sërish dhuna, duke shkaktuar mbylljen e dyqaneve e bizneseve që ishin ende të hapura për shkak të fundjavës përpara Krishtlindjes. Policia arrestoi 142 persona, 19 prej të cilëve mbeten në paraburgim, përfshi këtu edhe kreun e “jelekverdhëve” Eric Drouet.
