Maqedoni

LAMM rekomandon për kujdes gjatë vozitjes, mjegulla vështirëson qarkullimin

24.12.2018 10:13

Komunikacioni në rrugët shtetërore në vend zhvillohet pa ndërprerje dhe nëpër korsi të lagura...

Pjesa me e madhe e vendit është e përfshirë nga mjegulla e dendur. Sa i përket qarkullimit të automjeteve nëpër rrugët e vendit, ai po zhvillohet pa ndërprerje, por nëpër korsi të lagura dhe me mjegull të dendur, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Për shkak të mjegullës, shikueshmëria është ulur deri në 30 metra në Tetovë, ndërsa 50 metra në rrugën Negotinë-Demir Kapi, gjithashtu edhe në Shkup dhe Kumanovë.

Intensiteti i trafikut nëpër rrugët urbane është mesatare, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka radhë të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Aksi rrugor Ohër-Resnjë përmes Parkut kombëtar “Galiçica” është i mbyllur për qarkullimin për të gjitha automjetet nga 15 nëntori deri më 1 prill të vitit të ardhshëm.