Debutim ëndrrash për Abdurahimin te Lokereni
Futbollisti shqiptar me prejardhje nga vendi ynë, Besart Abdurahimi, regjistroi debutim të shkëlqyeshëm në fanellën e skuadrës së tij të re, Lokerenit belg...

24 vjeçari që para disa muajve vendosi të luaj për Maqedoninë, pas paraqitjeve të mira në kampionatin e Izraelit, te Hapoel Tel Avivi 12 muajt e kaluara, që në sfidën e parë në kampionatin belg, dëshmoi cilësi të shkëlqyeshme.
Abdurahimi ishte ndër më meritorët në fitoren e Lokerenit prej 2-0 kundër Lirsit, duke shënuar golin e dytë të skuadrës së tij, me të majtën, në mënyrë fantastike.
Futbollisti ynë, golin e shënuar e festoi duke e zhveshur fanellën, për çka u ndëshkua edhe me karton të verdhë, por kjo nuk është aspak e rëndësishme, pasi kariera e tij në Belgjikë, nisi në mënyrë të shkëlqyeshme.
Për Lokerenin, ishte kjo fitorja e dytë në ndeshjen e katërt kampionale, me ç`rast skuadra e Besart Abdurahimit, tani pozicionet në vendin e gjashtë, me shtatë pike, dy më pak se lideri Anderlehti i trajnerit Besnik Hasi, që ka luajtur një ndeshje më pak.
MUSTAFA ADEMI