Botë

Biseda Trump-Erdogan për Sirinë, “është e juaja, ne mbaruam punë aty”

24.12.2018 11:14

“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, këtë mesazh thuhet t’i këtë përcjellë presidenti amerikan, Donald Trump, homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan...

“Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”, këtë mesazh thuhet t’i këtë përcjellë presidenti amerikan, Donald Trump, homologut të tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar në 14 dhjetor, e cila është bërë publike tani.

Komenti i shefit të Shtëpisë së Bardhë i referohej Sirisë. Erdogani po i shpjegonte kreut të administratës amerikane të gjitha problemet e lidhura me praninë e ShBA-së në këtë vend e në Irak, të cilat, sipas zyrtarëve të lartë amerikanë, po e irritonin Trumpin.

Presidenti e njoftoi të mërkurën tërheqjen e trupave amerikanë nga Siria. Izraeli ndërkohë është betuar të luftojë prezencën e Iranit në Siri pas tërheqjes amerikane.