Maqedoni

Anulohen sërish disa fluturime në Aeroportin e Shkupit

24.12.2018 13:00

Komunikacioni ajror në Aeroportin e Shkupit sërish po zhvillohet me pengesa...

Një pjesë e fluturimeve janë anuluar, ndërsa një pjesë tjetër pritet të realizohen por me vonesa.
 
Sipas web-faqes së Aeroportit të Shkupit, janë anuluar disa fluturime nga dhe për në Stamboll dhe Athinë, ndërsa fluturimet për në Doha janë zëvendësuar për në Sofje. Është paralajmëruar edhe vonimi i fluturimeve nga Vjena.
 
Këtë mëngjes nga ora 08:00 janë realizuar gjitha fluturimet e planifikuara nga Aeroporti i Shkupit.
 
Anulime dhe vonesa të fluturimeve ka pasur edhe gjatë ditëve të kaluara, ndërsa shkak për këtë ka qenë mjegulla e dendur dhe kushtet e papërshtatshme.