Botë

Plagoset Lavdërim Muhaxheri

17.08.2014 16:05

Ekstremisti Lavderim Muhaxheri, i cili është në listën e Interpolit për krimet që ka kryer në Siri, është plagosur në front të luftës...

Në një koment të nje anëtari tjetër të grupit radikal Isis, Al Savarim, thuhet se Muhaxheri gjendet në një spital pasi i është nënshtruar një operacioni.
 
Por sikurse konfirmohet ai i ka mbijetuar sulmit dhe do të rikthehet serish radhën e parë të luftimeve të organizatës e cila ka shpallur shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë.
 
 Muhaxheri është vendosur në kërkim ndërkombëtar pas kërkesës së autoriteteve të Kosovës pasi ekstremisti kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri. 
 
Muhaxheri, i cili po lufton në Irak me grupin radikal isis, është përfshirë në listën e Interpol, si person me rrezikshmëri të lartë.
 
Kërkesa vjen nga gjykata themelore e Ferizajt, e cila ka lëshuar një urdhër arresti për Muhaxherin, pasi ai akuzohet për terrorizëm dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.