Kabul: Militantët sulmojnë një kompleks qeveritar
Militantët shpërthyen një makinë bombë përpara se të sulmonin një kompleks qeveritar....

Militantët shpërthyen një makinë bombë përpara se të sulmonin një kompleks qeveritar në kryeqytetin afgan, Kabul.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, tha se disa persona të armatosur hynë në një kompleks dhe shkëmbyen zjarr me forcat afgane të sigurisë të cilët kishin arritur në vendin e ngjarjes. Në kompleks gjenden Ministria e Punëve publike si dhe një zyrë e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve sociale.
Nuk ka informacione për viktima dhe deri më tash askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin.
Një dëshmitar, punëtor i Ministrisë së Punëve publike, që u identifikuara nga agjensia AFP, vetëm me emër, Ashraf, tha se militantët brenda kompleksit po gjuanin gjithashtu në drejtim të Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Basir Mujahid u tha mediave lokale se të shtënat kanë vazhduar përgjatë zonës, mirëpo nuk ofroi informacione më të detajuara.
