Meteorologët: Gjatë natës priten reshje të shiut dhe të borës
Disa pjesë të Maqedonisë janë kapluar nga mjegulla e dendur....

Disa pjesë të Maqedonisë janë kapluar nga mjegulla e dendur, por meteorologët thonë se deri në fund të ditës priten të largohet mjegulla, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes priten reshje të shiut dhe të bores, sidomos në pjesën malore dhe pjesën perëndimore të vendit.
“Mjegull ka në Shkup, Pollog, Demir Kapi dhe në Strumicë, dhe presim deri në fund të ditës të rritet dukshmëria dhe të shpërndahet mjegulla, pasi që do të fillojë të fryjë erë nga perëndimi dhe gjatë natës do të ndryshojë drejtimin kah veriu me shpejtësi deri në 80 km në orë. Do të biem nën ndikimin e motit me lagështi. Gjatë natës do të kemi reshje të shiut dhe të borës nëpër rajone malore, edhe në zonat më të larta, por edhe në disa pjesë të ulëta. Në pjesën veriore presim reshje më të mëdha të shiut, ndërsa në pjesën perëndimore të vendit priten reshje të borës duke krijuar shtresë të borës prej 10 deri në 20 cm”,- deklaroi meteorologja, Kostadinka Arsovska.
Gjatë ditës së nesërme pritet që reshjet të ndalen por do të mbajë mot mjaft i ftohtë dhe me erë.
Nga e mërkura moti do të stabilizohet dhe temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta. Edhe gjatë vikendit pritet që moti të jetë stabil, temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot më i ngrohtë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
