Maqedoni
Shtyhet gjykimi për “Fortesa-2”, duhet përcaktuar gjykatës të rinj për këtë rast
24.12.2018 16:31
Në Gjykatën Penale u anulua gjykimi për rastin e PSP-së “Fortesa-2”...

Në Gjykatën Penale u anulua gjykimi për rastin e PSP-së “Fortesa-2”, për shkak të zgjedhjes së gjykatëses së kësaj lënde, Gordana Spirovskës, si anëtare në Këshillin Gjyqësor.
Seanca e ardhshme gjyqësore do të mbahet atëherë kur do të përcaktohet gjykatësi i ri për këtë lëndë.
Në “Fortesa-2“ PSP akuzon ish shefin e drejtorisë së pestë, Goran Grjuovskin, dhe gjashtë të punësuarit e tjerë për shkatërrimin e provave për përgjimin e paligjshëm që është bërë ndër vite në Maqedoni.
Për këtë lëndë Gjykata Penale shqiptoi edhe vendim gjyqësor me të cilin dënoi Grujovski me një vit e gjysmë burg, por Gjykata e Apelit shfuqizoi të njëjtin dhe ktheu nga e para gjykimin për këtë rast.
Po ashtu në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi edhe për rastin “Tarifa” të PSP-së me dëgjimin e dëshmisë së një dëshmitari të propozuar nga pala mbrojtëse.
REXHEP QAMILI
