Maqedoni
Qeveria paralajmëron strategjinë nacionale, afirmohet koncepti “një shoqëri për të gjithë”
24.12.2018 17:34
Zhvillimi i konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, afirmimi i marrëdhënieve interkulturore....

Zhvillimi i konceptit “Një shoqëri për të gjithë”, afirmimi i marrëdhënieve interkulturore, toleranca, janë ngërthyer në strategjinë nacionale që po përgatit Qeveria në bashkëpunim me OJQ-të. Strategjia nacionale për zhvillimin e konceptit një shoqëri për të gjithë, sipas kryeministrit, Zoran Zaev, ka për qëllim që politikat të cilat shkaktojnë përçarje të mos kthen në skenë.
“Qëllimi ynë është që t’i mbajmë mend por asnjëherë të mos lejojmë të kthehen në skenë përçarjet politike që kanë shkaktuar konflikte që njerëzit i ndajnë në të tonët dhe të tuajt”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Gjuha e urrejtjes duhet të çrrënjoset, vlerësoi kryeministri Zaev.
“Unë personalisht si Zoran Zaev nuk e kuptoj se si në bashkësinë tonë kemi krime nga urrejtja. Këto dukuri nuk i ngjajnë vendit tonë si shoqëri demokratike. Duhet të bëjmë gjithçka që incidentet e tilla të publikohen dhe të dënohen”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.
Maqedonia ende është shoqëri e ndarë, bëhet e ditur në raportin e KE-së.
“Komisari për të drejtat njerëzore në KE, Nill Muzheniks, kur vizitoi Maqedoninë erdhi në përfundim se Maqedonia mbetet shoqëri e ndarë, me Marrëveshjen e Ohrit janë bërë ndryshime sa i përket përfaqësimit adekuat të bashkësive, decentralizimit, por nuk është arritur integrimi”,- tha këshilltari i kryeministrit, Rubin Zemon.
Njëherit Ministria e Drejtësisë parasheh ndryshime në kodin penal në të cilin do të ngrehet kryerja e veprës penale nga urrejtja.
“Vepra penale urrejtje është definuar si vepër penale e motivuar, e bazuar si marrëdhënie jofqinjësore apo paragjykim ndaj viktimës, i cili është përfaqësues i ndonjë grupi social dhe tani me ligj do të paraqes vepër për dënim të kryerësve të tillë”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Renata Deskovskja.
Trupi koordinues deri më 1 mars të 2019-s duhet të propozim versionin e strategjisë nacionale për zhvillimin e konceptit një shoqëri për të gjithë në bashkëpunim me OJQ-të dhe të njëjtin ta shpall publikisht.
FLUTURA LATIFI
