Botë

Kerry dhe Clinton nën përgjim

17.08.2014 16:08

Pas skandalit të përgjimeve të NSA-së, në shënjestër të të cilave ishte kancelaria gjermane Angela Merkel...

Pas skandalit të përgjimeve të NSA-së, në shënjestër të të cilave ishte kancelaria gjermane Angela Merkel, duket se dhe Shërbimi Informativ në Berlin është përgjigjur me të njëjtën monedhe.
 
E përditshmja “Der Spiegel” ka regjistruar disa telefonata të kryeministrit turk, i cili është mbikëqyrur për disa vite me radhe nga inteligjencia gjermane. Por gjatë këtij survejimi janë regjistruar dhjetëra telefonata si Hilari Klinton në kohën kur ajo ishte sekretare shtetit ashtu dhe të Xhon Kerrit. 
 
Nga sekretari aktual është përgjuar biseda telefonike e zhvilluar në vitin 2013 me lidhje satelitore. Ajo është klasifikuar në material të rëndësisë së dytë. Megjithatë, thekson gazeta gjermane, përgjimi bisedave të tyre ka qënë rastësor pasi dy zyrtarët e lartë gjerman nuk kanë qenë në shënjestër të BND-së. 
 
Publikimi i këtyre përgjimeve pritet që te sjellë një tension të ri në marrëdhëniet mes SHBA-së, Turqise dhe shtetit gjerman.