Maqedoni

Zaev: Kabineti qeveritar do të pësojë ndryshime

24.12.2018 18:38

Kryeministri, Zoran Zaev, ka konfirmuar se do të ketë ndryshime në kabinetin e tij qeveritar...

Ndryshimet Zaev i ka bazuar te nevoja për realizimin e programit qeveritar.
 
“As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet, buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”,- deklaroi kryeministri Zaev, pa dhënë detaje rreth asaj se kush do të duhet të largohet nga kabineti qeveritar.