Maqedoni
Stojanov: Mesazh urimi për besimtarët katolikë
24.12.2018 19:03
Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë, të cilët e përllogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian....

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë, të cilët e përllogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian, mesnatën e sotme festojnë lindjen e Krishtit. Me këtë rast, peshkopi, Kire Stojanov, ka përcjellë urime për besimtarët katolikë në vend.
“Krishtlindja është një ditë që na çon në fillimet e krishterimit. Dita kur festojmë dëshminë e pakuptueshme të dashurisë së Perëndisë për njeriun dhe kjo është shfaqja e tij mes nesh dhe lindjen e fytyrës së dytë hyjnore, Jezu Krishtit. Në qendër të zhvillimeve është familja ndërsa porosia qendrore është fëmija që është Zoti, këshilltari i çuditshëm, Zot i fuqishëm dhe i përhershëm, mbret i paqes. Duke iu drejtuar si përfaqësues i kishës katolike, dëshiroj t’u njoftoj me planin e çuditshëm të Zotit, që edhe ne na ofrohet sot si në Krishtlindjen e parë. Por, si atëherë edhe sot, kjo Krishtlindje nuk duhet të jetë vetëm përkujtim dhe festë, por ngjarje, prandaj është i nevojshëm akt i besimit, për çka jemi të aftë që të hapemi në thirrje dhe të pranojmë zërin e Zotit”,- tha peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.
