Botë

Indonezi, 373 të vdekur nga cunami

24.12.2018 19:23

Numri i viktimave nga cunami në Indonezi ka arritur në 373 përderisa 1,400 persona janë plagosur, ka njoftuar Agjencia Kombëtare për fatkeqësi natyrore....

Punëtorët e shpëtimin po kërkojnë për të mbijetuarit, pasi 128 prej tyre ende po mungojnë pas cunamit që goditi Sumatrën jugore dhe Javën perëndimore, të shtunën. Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho, tha se “dyshohet se disa viktima janë ende nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga cunami”.
 
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, urdhëroi agjencitë qeveritare të reagonin shpejt pasi qindra shtëpi, hotele dhe ndërtesa tjera u goditën nga vala masive. Më shumë se 11 mijë e 600 njerëz u zhvendosën nga cunami, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitjet e dheut pas shpërthimeve të vullkanit malor në Anak Krakatau në ngushticën Sunda misi Javar dhe Sumatras. Përpjekjet e shpëtimit pritet të zgjasin të paktën një javë, thanë zyrtarët.