Botë

Itali, shpërthen vullkani në malin Etna

24.12.2018 19:36

Vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, Etna, në Itali, shpërtheu sot....

Vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, Etna, në Itali, shpërtheu sot, duke liruar një sasi të madhe hiri në qiell si dhe duke shkaktuar mbylljen e aeroportit Catania në Sicili. Rreth 130 dridhje të tokës ndodhën, më e fuqishmja prej 4.0 shkallë të Rihterit, njoftoi Instituti Kombëtar për Gjeofizikë i Italisë.
 
Nuk ka raportime për ndonjë të plagosur. Vullkani i lartë prej 3,330 metrash mund të shpërthejë disa herë gjatë vitit duke hedhur lavë dhe hiri të lartë mbi ishullin mesdhetar. Shpërthimi i fundit i madh ishte në vitin 1992.