Botë
Frankfurt, aeroporti i mbingarkuar për festa
24.12.2018 20:03
Me mijëra qytetarë kanë humbur fluturimin e festave të fundvitit për shkak të ngarkesës së madhe në aeroportin e Frankfurtit....

Lufthansa gjermane është përballur me kritika të ashpra për faktin që nuk kishte mjaftueshëm personel gjatë asaj që konsiderohet si fundjava më e ngarkuar e vitit. Të paktën 88 fluturime patën vonesa sepse kur pasagjerët nuk arrinin dot portat në kohë, bagazhet e tyre duhet të hiqeshin nga avioni.
Në një fundjavë normale, Aeroporti i Frankfurtit përballet me një fluks prej 150.000 deri ne 180.000 pasagjerë në ditë, ndërsa këtë radhe fluksi mbërrinte në më shume se 200.000, dhe kjo, në kushtet e mungesës së personelit.
