Maqedoni

Parashikimi i motit

25.12.2018 09:05

Moti në Maqedoni do të jetë i vranët me reshje lokale të shiut dhe të borës....

Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimor që do të shkaktojë ulje të konsiderueshme të temperaturës së ditës.
 
Temperaturat e mëngjesit do të zbresin nën zero, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë rritje ku temperatura maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius.
 
Në Shkup temperaturat do të lëvizin prej -2 deri në 4 gradë Celsius.