Botë

Vatikan, mesha tradicionale e Krishtlindjes

25.12.2018 09:24

Në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, u mbajt mesha tradicionale e Krishtlindjes ku Papa Françesku....

Në bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan, u mbajt mesha tradicionale e Krishtlindjes ku Papa Françesku ka kërkuar nga njerëzit në vendet e zhvilluara të kërkojnë një jetë më të thjeshtë, më pak materialiste, si dhe dënoi ndarjen e thellë midis të varfërve dhe të pasurve.
 
Papa, 82 vjeçar, tha se lindja e Jezusit në varfëri duhet të bëjë që të gjithë të reflektojnë mbi kuptimin e jetës. Ai tha se lindja e Krishtit vuri në pah një mënyrë të re të të jetuarit “jo duke ngrënë e grumbulluar, por duke dhënë dhe ndarë me të tjerët”. “Le të pyesim veten: A më duhen vërtet të gjitha këto objekte materiale dhe këto receta të komplikuara për jetën? A mund të menaxhojë pa këto dhe të bëjë një jetë me një thjeshtësi edhe më të madhe” ka pyetur Papa Françesku. Gjatë ditës së Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa do të përcjellë mesazhin e “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Sheshit të Shën Pjetrit.