Botë

Indonezi, arrin në 429 numri i viktimave nga cunami

25.12.2018 14:26

Udhëheqësit e kishave në Indonezi u kanë bërë thirrje të krishterëve në gjithë vendin...

Udhëheqësit e kishave në Indonezi u kanë bërë thirrje të krishterëve në gjithë vendin, që të luten për viktimat e cunamit të së shtunës që goditi pjesë të bregut perëndimor të Javës.
 
Megjithëse shumë besimtarë kanë ikur nga zona nga frika e katastrofave të tjera të mundshme, disa ceremoni solemne u mbajtën në disa kisha. 
 
Cunami goditi pa shenja paralajmëruese, duke fundosur plazhe shumë të frekuentuara, hotele turistësh dhe banesa bregdetare.
 
Zyrtarët indonezianë thonë se numri i të vdekurve ka arritur në 429. Mbi 1 mijë e 400 vetë janë lënduar dhe 128 ende figurojnë të zhdukur.