Kremlini e konfirmon: Putini në janar viziton Serbinë
Vizita e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi do të realizohet në janar të vitit 2019....

Vizita e kryetarit të Rusisë Vladimir Putin në Serbi do të realizohet në janar të vitit 2019, ka thënë në Moskë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.
“Vizita e kryetarit Serbisë po përgatitet dhe është planifikuar për janar”. u ka thënë Peskov gazetarëve, transmeton Tas.
Agjencia ruse përkujton se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiç para dusa ditës ka thënë se Putinin e pret më 17 janar.
Dy kryetarët më parë janë takuar më 2 tetor në Moskë.
Tas transmeton edhe shkrimet e medieve serve, sipas të cilave gjatë vizitës së Putinit pritet nënshkrimi i gati 20 marrëveshjeve, ndërsa në qendër të vëmendjes do të jetë bashkëpunimi në projektet nga fusha e energjetikës, infrastrukturës e inovackioneve.
Në këtë vizitë pritet të diskutohet edhe marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
