Maqedoni
Qyteti i Shkupit punon në ndërtimin e shtigjeve për biçikleta
25.12.2018 17:24
Qyteti i Shkupit njoftoi se po punohet në përmirësimin dhe zgjerimin e shtigjeve për biçikleta...

Zëdhënësi i Qytetit të Shkupit, Valon Saliu, tha se janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 14.6 km shtigje për çiklizëm dhe për këmbësorët, dhe për vitin e ardhshëm paralajmëroi edhe ndërtimin e mbi 16 kilometra të shtigjeve për biçikleta.
“Për herë të parë u ndërtuan shtigje për biçikleta në rrugët e qytetit, në komunat Kisella Vodë, Çair, Butel dhe Gjorçe Petrov, ndërsa u ndërtuan edhe shtigje të reja për biçikleta dhe këmbësorë në komunat Karposh, Qendër dhe Gazi Babë”,- tha zëdhënësi i Qytetin të Shkupit, Valon Salihu.
Ndërtimi i shtigjeve për biçikleta, sipas Saliut, bëhet në përputhje me standardet më të larta dhe në dy vitet e ardhshme Shkupi do të jetë një vend për çiklizëm me një rrjet të zhvilluar biçikletash që do të lidhë të gjitha vendbanimet në qytet.
SEDAT SELIMI
