Gjykimi i Sazdovskit, Këshilli Gjyqësor hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes

25.12.2018 18:23

Këshilli gjyqësor, që e udhëheq gjykimin për rastin e djaloshit të vrarë, Nikolla Sazdovskit....

Këshilli gjyqësor, që e udhëheq gjykimin për rastin e djaloshit të vrarë, Nikolla Sazdovskit, i ka hedhë poshtë kërkesën e familjarëve të Sazdovskit dhe avokatit të tyre, Vanço Shehtanskit, që të analizohen shkrimet dhe komunikimit nga rrjetet sociale si në Facebook, apo të analizohet edhe telefoni celular i viktimës Sazdovski.

Por, analiza të tilla nga Këshilli Gjyqësor është hedhë poshtë edhe për personat e akuzuar për vdekjen e Sazdovskit si Skender Demiri, Besir Bela dhe Jeton Luzha, për të cilët është theksuar se të njëjtit nuk kanë pasur aparate telefonike.

Ky vendim i gjykatës, Daniela Aleksovska, është konstatuar si i pabazë nga fakti se procedura në të cilën gjendet rasti i Sazdovskit nuk lejon hapjen e dëshmive plotësuese. Por, avokati i familjes Sazdovski, Vanço Shehtanski, ka pohuar se kjo kërkesë është realizuar për faktin se të njëjtit me këtë kërkesë kanë dëshiruar ta shohin gjendjen faktike.       

“Ne sot kemi kërkuar në bazë të ligjit për veprat penale që Gjykata të marrë parasysh komunikimin nga kompjuteri tanimë i viktimës, Nikolla Sazdovskit, si dhe telefonat celularë edhe të akuzuarve edhe të viktimës, si dhe të dëshmohet fakti se dy të akuzuarit kanë poseduar telefon celular apo jo. Prandaj, unë si avokat i palës të cilën e përfaqësoj e kam të obliguar që të parashtroj sa më shumë dëshmi, me të cilën do të ndihmohet zbardhja e rastit”,- theksoi avokati, Vanço Shehtanski.

Në fillim të seancës së sotme gjyqësore, gjykatësja Aleksovska paralajmëroi se pasi të hapin materialet e dëshmisë, do të pyetën dy personat e akuzuar në propozim të palës mbrojtëse, ndërsa më pas do të realizohet rekonstruimi i ngjarjes. Por, në këtë reaguan avokatët e Belës dhe Demirit, të cilët kërkuan së pari të realizohet rekonstuimi i ngjarjes.

Pasi gjykatësja e hodhi poshtë propozimin e tyre, ato e larguan propozimin për t’u marrë në pyetje të akuzuarit. Si material dëshmues nga gjykata janë marrë analizat nga automobili të cilin e kishin drejtuar të akuzuarit deri në vendin ku kishte ndodhë rrahja e Sazdovskit. 

Opinioni u largua nga salla kur filloi të tregohen video inçizimet ku duhej të detektohen të akuzuarit, për shkak se në këtë procedurë kishte edhe persona të moshës së re. Seanca tjetër për këtë rast është caktuar të mbahet më datën 21 janar. (Fitim Kryeziu, TVM2)