Maqedoni

Besimtarët katolikë festojnë Krishtlindjet, lindjen e Jezusit

25.12.2018 18:39

Besimtarët katolikë dhe një pjesë e besimtarëve ortodoksë, të cilët e përllogarisin kohën sipas kalendarit Gregorian, festojnë sot Krishtlindjen...

Krishtlindja për besimtarët katolikë është një festë e ardhjes në këtë botë, festa e lindjes së Jezusit.
 
Krishtlindja paraqet një ndër festat më të rëndësishme për besimtarët e krishterë të cilët në mesnatë mblidhen në kishë për të kremtuar Krishtlindjen, përkatësisht lindjen e Jezusit, i cili besohet si Biri i Perëndisë dhe Perëndia vetë e mishëruar, që zbriti në tokë për të shlyer mëkatet e njerëzimit dhe për ta kthyer atë në shtëpinë e Perëndisë.
 
Ditëlindja e Krishtit është thjesht simbolike dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij.
 
Përgatitjet për këtë festë nisin një javë përpara 25 dhjetorit të shënojnë edhe kulmin e festimeve. Gjithashtu,  pema e Krishtlindjeve është bërë natyrisht simboli i Krishtlindjeve.
 
Në dimër në fakt nuk ka gjelbërim, por pema e vitit të ri është përjetësisht e gjelbër dhe ajo simbolizon pikërisht jetën, fuqinë jetësore. Rruzujt e kuq të Krishtlindjeve, që kanë qenë më parë simbol për gjakun e Krishtit dhe lidhja e rruzujve të kuq dhe pemëve të gjelbra shërbejnë si bazë për jetën, si e ardhme.
 
Dhurata, ushqime të shumëllojshme, e gjithë familja e mbledhur rreth tavolinës, duke ndarë urime dhe mesazhet për vit më të mbarë e më të mirë.
 
Megjithatë, bota katolike dhe ajo ortodokse duket se kanë disa ndryshime sa i përket riteve fetare.
 
Besimtarët katolikë festojnë vigjiljen e Krishtlindjeve gjatë mbrëmjes së datës 24 dhjetor, ndërsa sa i përket besimtarëve ortodoksë, ceremonia zhvillohet gjatë paradites së datës 25 dhjetor.
 
REJHANE BUSHI METAJ