Botë

Azilkërkuesit nga ballkani, ende preokupim për evropën

17.08.2014 17:35

Zyra evropiane për azil i vë vendet e Ballkanit Perendimor në krye të listës së azilkërkuesve në vendet e BE-së...

Të dhënat e tre mujave të pare të vitit,  tregojnë se qytetarët  nga  Ballkani Perëndimor, janë grupi më i madh rajonal i aplikuesve për azil.  Nga shifra e përgjithshme kërkesave për azil në 3 muajt e parë të 2014, 19 mijë e 240 azilkërkues i takojnë Ballkanit Perëndimor. 
 
Kryeson Sërbia me 31%, nga Shqipëria 23%, ngaKosova 17%, nga Maqedonia dhe Bosnjë-Hercegovina,nga 13%, dhe në fund me më pak azil-kërkues renditet Mali i Zi me 3%. Nga tremujori në tremujor, rritje shënojnë azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria. 
 
Shumica e azilkërkuesve janë romë të cilët ankohen për diskriminim për vendet nga vijnë. Destinacioni kryesor i kësaj kategorie qytetarësh është Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Suedia. 
 
Edhe pse shumica e kërkesave për azil refuzohen nga vendet e BE-së, 49 mijë kërkesa nga Ballkani Perëndimor ende presin zgjidhje.