Botë

Trump insiston në projektin e ndërtimit të murit më Meksikën

25.12.2018 21:39

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thene te marten se mbyllja e pjesshme e Qeverise amerikane do te vazhdoje...

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thene te marten se mbyllja e pjesshme e Qeverise amerikane do te vazhdoje derisa te plotesohet kerkesa e tij rreth fondeve per krijimin e murit mes Shteteve te Bashkuara dhe Meksikes.
 
Qeveria amerikane eshte mbyllur perkohesisht te shtunen dhe ende nuk ka ndonje shenje te perpjekjeve per ta hapur ate, per shkak te mospajtimeve ne fondet e kerkuara nga presidenti Trump per murin me Meksiken.
 
“Nuk mund ta them se kur do te hapet serish Qeveria”, ka thene Trump duke foluar ne nje video konference me trupat amerikane qe sherbejne jashte SHBA-se.
 
“Mirepo mund t’iu them se nuk do te hapet derisa te kemi nje mur, ndalese, mund ta quani si te doni. Une do ta quaj si te duan ata, mirepo do te jete gjeja e njejte. Eshte ndalese qe pengon njerezit te hyjne ne kete shtet. Nese nuk e kemi ate (murin), atehere Qeveria nuk do te hapet”, ka shtuar ai.
 
Fondet per pothuajse nje te katerten e programeve federale, duke perfshire departamentet e Drejtesise, Sigurise Kombetare dhe Bujqesise do te skandojne ne mesnaten e se premtes.
 
Prandaj ne rast se nuk arrihet ndonje marreveshje, mbyllja e Qeverise mund te vazhdoje edhe ne vitin e ardhshem.
 
Trump eshte duke insistuar per fondet rreth murit pasi kjo ceshtje ka qene nder premtimet me te zeshme te tij ne fushaten per zgjedhjet presidenciale.
 
Demokratet ne anen tjeter kundershtojne ashper nje projekt te tille./evropaelire