Maqedoni

Parashikimi i motit

26.12.2018 09:03

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe mjegull në orët e paradites.....

Moti sot do të jetë me vranësira dhe i ftohtë. Nga pjesa veriperëndimore e vendit do të fryjë një erë e lehtë. Pasdite priten reshje lokale të shiut ndërsa në viset malore reshje bore.
 
Temperaturat minimale për sot do të arrijë deri në minus 8 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 7 gradë celsius.
 
Në Shkup temperatura minimale do të jetë -2 gradë ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 7 gradë Celsius.