Botë

Itali, tërmet 4.8 ballë në Sicili, 10 të lënduar

26.12.2018 09:26

Një tërmet me magnitudë 4.8 Ballë, goditi Sicilinë në pjesën përreth vullkanit më aktiv të Europës, Etnës, duke lënë të paktën 10 persona të lënduar...

Tërmeti ra rreth orës 3 të natës pranë komunës së Viagrande, tronditi banorët e frikësuar që nga dita  e hënë pas shpërthimit të Etnës.
 
Lëkundjet e forta dëmtuan shumë ndërtesa në Katania, një qytet me më shumë se 300 . 000 banorë. Hiri vullkanik kishte mbuluar më herët fshatrat pranë vullkanit  dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u ndaluan përkohësisht.
 
Autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të banorëve që jetojnë në  zonat pranë vullkanit, nga frika e një shpërthimi të ri të tij pas tërmetit. 
 
Pas lëkundjet kanë vazhduar edhe gjatë natës ku u regjistruan 10 të tilla, por më të lehta.
 
Ato mjaftuan megjithatë për të shembur në qytezën Açireale, statujën e Sant Emidios, të konsideruar si shenjti mbrojtës nga tërmetet.