Maqedoni
Ulen temperaturat, ulen thirjet në urgjencë
17.08.2014 17:39
Vala e freskët e cila ka kapluar Maqedoninë sot, ka zvogëluar edhe thirjet në qendrën urgjente mjeksore...

Mjekët kujdestarë theksojnë se në krahasim me javën e kaluar kur temperatuarat ishin më të larta dhe thirjet ishin më të shpeshta , me uljen e temperaturave janë ankuar vetëm të sëmurët kronik .
“Rreth orës 12 kishim disa intervenime urgjente të clat me siguri kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike dhe marrjes jot ë rregullt të tërapisë nga të sëmurët kronik .më së shpeshti qytetarët ankohen nga rritja e shtypjes së gjakut dhe ngulfatjes “ thotë mjeku I urgjencës, Angelco Jordanov.
Mjekët apelojnë që të sëmurët kronik tu përbahen rekomandimeve dhe terapisë së caktuar me qëllim të anashkalimit të efekteve të padëshiruara nga ndryshimet klimatike .
Në anën tjetër qytetarët shprehen të kënaqur nga vala e freskisë së sotme.
“Është shumë bukur , në Shkup zakonisht temperaturat dinë të jenë 40 gradë. Nuk mund të ankohem nga temperaturat në Shkup këtë verë. Nga të gjitha nga pak kishte, edhe diell edhe shi”
“Për mrekulli është koha tani, kështu duhet të jetë që të mund popullata të jetë në lëvizje e jo të bllokohet nga I nxehti”, thonë qytetarët
Vala freskuese do te jetë prezente vetëm gjatë ditës së sotme . Prej nesër meterologët përsëri parashikojnë rritje të temperaturave .
ZEJXHANE OSMANI
