Botë

Mbyllja e pjesshme e qeverisë në ShBA, Trump: Nuk hapet pa filluar muri me Meksikën

26.12.2018 09:59

Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale në ShBA pritet të zgjasë derisa të plotësohet kërkesa e presidentit, Donald Trump...

Mbyllja e pjesshme e qeverisë federale në ShBA pritet të zgjasë derisa të plotësohet kërkesa e presidentit, Donald Trump, për alokimin e fondeve për të ndërtuar murin në kufirin mes Amerikës dhe Meksikës.

Qeveria e SHBA u mbyll pjesërisht të shtunën dhe ende nuk ka asnjë shenjë për të rihapur agjencitë e mbyllura nga një bllokim politik mbi kërkesën e Trumpit për fondet e murit kufitar.

“Qeveria nuk do të rihapet derisa të kemi një mur, një gardh, çfarëdo që ata do të dëshironin ta thërrasin. Ai mur do të jetë një pengesë nga njerëzit që derdhen në vendin tonë  dhe nga droga”, sqaroi Trump. 

Financimi për rreth një të katërtën e programeve federale, përfshirë departamentet e sigurisë kombëtare, drejtësisë dhe bujqësisë, skadoi në mesnatën e së premtes.

Ndërtimi i murit ishte një prej premtimeve më të përsëritura të fushatës së Trump, por demokratët e kundërshtuan me forcë.