Botë

Bisedimet Kosovë – Serbi, Veseli: Jo negociata për shkëmbim territoresh

26.12.2018 15:11

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mblodhi sot në takim presidentin Thaçi...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, mblodhi sot në takim presidentin Thaçi, kryeministrin Haradinaj dhe bashkëkryesuesin e dialogut Kosovë - Serbi, Shpend Ahmetin, me qëllim të ndërtimit të  koncensusit nacional për fazën finale të dialogut.

Veseli  ishte i prerë, në asnjë rrethanë dhe asnjëherë në tavolinat e bisedimeve nuk do të flitet apo negociohet për shkëmbim të territoreve dhe asnjë nuk mund të negociojë duke u thirrur në emër të Luginës që ndër shekuj është territor shqiptar.

Presidenti Thaçi pret që të gjithë të kontribuojnë për dialogun.