Maqedoni

Edhe një fëmijë me fruth, vazhdon vaksinimi i jashtëzakonshëm

26.12.2018 19:00

Është regjistruar një rast i ri i një fëmije të infektuar nga fruthi...

Ajo është në një marrëdhënie me një nga pesë njerëzit e tjerë në kopshtin e fëmijëve në Radishan, gjendja e së cilës është përmirësuar.
 
Instituti për Shëndetin Publik tha se gjithsej 15 mijë fëmijë të moshës 12 muaj deri në 14 vjeç nuk janë vaksinuar, gjë që krijon kushte të favorshme për përhapjen e një epidemie.
 
Mjekët paralajmërojnë se prej njëmijë fëmijëve, një ose dy do të vdesin si rezultat i fruthit.
 
“Për fat të keq, ka disa prindër që fruthin e konsiderojnë si një sëmundje joserioze, gjë që nuk është e saktë. Fruthi është një sëmundje serioze. Do ta përsëris edhe një herë. Komplikimet më të zakonshme mund të jenë temperaturat e larta, të cilat mund të shkaktojnë rrezik të madh tek fëmijët e vegjël, ndezje tek veshët, ndezje në mushkëri etj”,- theksoi Vladimir Mikiç nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Мјekët paralajmërojnë se në 3-4 vitet e fundit më pak fëmijë po vaksinohen si rezultat i fushatave intensive të anti-imunizimit.
 
“I bëj thirrje prindërve, t’i sjellin fëmijët për t’i vaksinuar me vaksinën MRP. Jo vetëm me vaksinën MRP, por me çdo vaksinë që vijon sipas kalendarit të detyrueshëm të imunizimit të vendit tonë”,- tha dr. Biljana Danailovska nga Qendra për Shëndet Publik – Shkup.
 
SEDAT SELIMI