Maqedoni

Ligjet reformuese në kuvend, përplasje mes VMRO-së dhe ministres Deskovska

26.12.2018 19:20

Ligjet reformuese të pakos qeveritare të planit 18 po kalojnë aktualisht procedurat parlamentare...

Ligji mbi gjykatat, Këshillin Gjyqësor, Ligji për kundërvajtje dhe Kodi Penal, përplasën ministren Deskovska dhe deputetët e opozitës maqedonase, e cila akuzoi pushtetin se nuk dëshiron të dëgjojë asnjë mendim kundër.
 
Deskovska këshilloi opozitën të kenë kujdes me tendencat për të zgjatur debatin, sepse mund të keqkuptohen.
 
Kjo shkaktoi reagimin e VMRO-së që tha se pushteti ka gjetur formulën, sa herë dikush mendon ndryshe e akuzojnë si rusofil.
 
“Nëse është në pajtim nga Komisioni Venecias, vërtetimin dhe vulën e keni të gjithë para jush. Kështu që tendencat dhe kërkesat për ta zgjatur debatin mund të interpretohen në mënyra të ndryshme dhe për motive të ndryshme”,- theksoi ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska.
 
“Pse jemi ne opozitë nëse nuk bëjmë kërkesa për përmirësimin e tekstit të ligjit? Atëherë të zgjohemi ne si opozitë dhe të largohemi, pasi tendencat tuaja se ne duam të bllokojmë ose kemi orientim tjetër, nuk ju mbajnë”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
 
“Kolegë deputetë mos u mundoni të jepni asnjë vërejtje për tekstin e ligjit, sepse do të tregoheni rusofil dhe kundër BE-së vetëm për shkakun se jeni të vendosur të jepni vërejtje ndaj punës së ministres së drejtësisë”,- u shpreh  deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.