Botë
Tre ushtarë plagosen teksa sistemet siriane rrëzojnë raketat izraelite
26.12.2018 20:07
Media shteterore siriane ka thene se sistemet e Sirise per mbrojtje kane rrezuar disa raketa izraelite...

Media shteterore siriane ka thene se sistemet e Sirise per mbrojtje kane rrezuar disa raketa izraelite, pas nje vale te sulmeve qe kane lene te plagosur tre persona.
Agjencia shteterore e lajmeve, SANA ka raportuar me 25 dhjetor se shumica e raketave te nisura nga aeroplane izraelite jane ndaluar para se te arrijne shenjestrat e tyre.
“Sistemet tona te mbrojtjes jane perballur me raketat armiqesore te nisura nga aeroplane luftarake te Izraelit, duke ulur poshte shumicen prej tyre para se te arrijne shenjestrat fillestare”, eshte cituar te kete thene nje burim ushtarak sipas agjencise, SANA.
Sipas po ketij burimi, raketat kane goditur nje depo te armeve dhe tre ushtare jane plagosur ne sulm.
Nderkohe ushtria izraelite ka thene permes nje postimi ne rrjetin social Twitter se “sistemi ajror per mbrojtje, IDF eshte aktivizuar ne pergjigje te raketave te nisura nga Siria”.
Vezhguesi Sirian per te Drejtat e Njeriut me baze ne Britani ka thene se raketat jane nisur nga territori i Libanit dhe kane shenjestuar zonat rurale ne perendim dhe jugperendim te Damaskut.
Siria eshte perfshire nga nje lufte civile nga viti 2011.
Rusia dhe Irani mbeshtesin presidentin sirian, Bashar al-Assad, derisa Izraeli eshte alarmuar nga rritja e fuqise se Teheranit ne Siri, duke shenjestuar ato qe i konsideron si pozicionime iraniane./evropaelire
