Botë
Vritet një politikan pakistanez
26.12.2018 20:31
Persona te armatosur dhe te paidentifikuar, hapen zjarr ndaj nje politikani pakistanez jashte shtepise se tij...

Persona te armatosur dhe te paidentifikuar, hapen zjarr ndaj nje politikani pakistanez jashte shtepise se tij ne qytetin Karaci te Pakistanit, ne mbremjen e 25 dhjetorit, perpara se te iknin nga vendi i ngjarjes
Ish-ligjvenesi Ali Raza Abidi, 46 vjec, u plagos rende gjate sulmit dhe me vone vdiq ne nje spital, u tha gazetareve, oficeri i policise Javed Alam Odho.
Abidi ishte i vetem ne makinen e tij kur ndodhi sulmi, thone autoritetet, duke shtuar se nje kontroll pas vdekjes tregoi se ai kishte kater plage plumbash.
Askush nuk mori pergjegjesine per vrasjen, njoftuan mediat lokale.
Abidi, ish kreu i Partise se levizjes Butahida Qaumi, u zgjodh ne Asamblene Kombetare ne vitin 2013.
Partia e tij u beri thirrje autoriteteve qe menjehere te gjejne dhe arrestojne vrasesit e Abidit.
Kryeministri, Imran Khan dhe disa politikane te tjere te opozites e denuan sulmin.
Partia e Levizjes Butahida Qaumi perfaqeson popullaten qe flet gjuhen Urdu dhe dy fraksionet e saj kane nje marredhenie te veshtire me njera-tjetren./evropaelire
