Botë

Ukraina i jep fund gjendjes së luftës në rajonet kufitare

26.12.2018 21:11

Presidenti i Ukraines, Petro Poroshenko deklaroi fundin e gjendjes se luftes ne rajonet kufitare te vendit...

Presidenti i Ukraines, Petro Poroshenko deklaroi fundin e gjendjes se luftes ne rajonet kufitare te vendit, qe u imponua muajin e kaluar pasi Rusia kapi anijet ukrainase ne Detin e Zi.
 
"Sot, perfundon gjendja e luftes. Ky eshte vendimi im kryesor", tha Poroshenko gjate nje takimi te kabinetit ushtarak ne Kiev, me 26 dhjetor.
 
Poroshenko tha se kishte ndermarre kete vendim "bazuar ne analizen e te gjithe komponenteve te situates se sigurise ne vend".
 
Me 26 nentor, parlamenti i Ukraines mbeshteti kerkesen e Poroshenkos per gjendjen e luftes pasi forcat ruse qelluan mbi anijet e Ukraines dhe kidnapoi 23 marinare prane ngushtices Kerc. Detaret ende mbeten ne paraburgim nga Rusia.
 
Gjendja e luftes 30-ditore u imponua ne 10 rajone, duke perfshire zona afer territoreve te kontrolluara nga rebelet e mbeshtetur nga Rusia ne lindje te vendit dhe ne bregun e Detit te Azov.Gjendja e luftes 30-ditore u imponua ne 10 rajone, duke perfshire zona afer territoreve te kontrolluara nga rebelet e mbeshtetur nga Rusia ne lindje te vendit dhe ne bregun e Detit te Azov./evropaelire