Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

27.12.2018 09:06

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell por i ftohtë...

Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë veriperëndimore.
 
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej – 9 deri 0 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 1 deri 10 gradë celcius.
 
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil, por me temperatura të ulta.
 
Prej nesër do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina, ndërsa gjatë fundjavës mund të ketë reshje të borës.