Botë

Shpërthim i një bombe në Greqi, dy të plagosur pranë një kishe

27.12.2018 10:15

Një bombë artizanale shpërtheu sot jashtë një kishe në Kolonaki, në Athinë...

Një bombë artizanale shpërtheu sot jashtë një kishe në Kolonaki, në Athinë, duke plagosur dy persona, njoftuan burime të policisë.

Bomba shpërtheu në orën 07:10 dhe sipas burimeve, ajo ishte e përbërë nga dy kuti me lëndë djegëse, tela dhe një orë.

Bomba plagosi policin që po ekzaminonte kutinë si dhe një punonjës të kishës.